8.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Ministri i Jashtëm i Izraelit dënon deklaratat e Kryeministrave Spanjoll dhe Belg

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dënuar deklaratat e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez dhe homologut belg Alexander De Croo, të cilët bënë të ditur se vendet e tyre mund të njohin shtetin e Palestinës. Në një reagim të menjëhershëm, ministria e Jashtme izraelite ka thirrur ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për bisedë. Kryeministri Benjamin Netanyahu gjithashtu ka kritikuar këto deklarata, duke theksuar se liderët spanjoll dhe belg nuk kanë vlerësuar plotësisht përgjegjësinë e Hamas për veprat terroriste kundër Izraelit. Për momentin, Bashkimi Evropian nuk ka shprehur një qëndrim të përbashkët për njohjen e pavarësisë së Palestinës.

Për këto deklarata foli edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen – masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”. Spanja pritet që ta njoh pavarësinë e shtetit palestinez pavarësisht faktit që një gjë të tillë nuk e përkrah aktualisht Bashkimi Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...