25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Ministri i Jashtëm ukrainas bën deklaratën e fortë: “Ushtarët rusë kanë përdhunuar gra”

“Ushtarët rusë kanë përdhunuar gra në disa qytete të Ukrainës”, ka deklaruar ministri i Jashtëm  i vendit Dmytro Kuleba.

Siç shkruan Daily Mail, kjo “do të ishte vetëm mizoria më e fundit kundër civilëve të pafajshëm në pushtimin e përgjakshëm të Vladimir Putinit”.

“Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara – dhe ne kemi raste të shumta, për fat të keq, kur ushtarët rusë përdhunojnë gra, në qytetet e Ukrainës, është e vështirë të flasësh për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar’, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm i Ukrainës.

Kuleva nuk dha prova për këtë, por deklarata vjen pasi një media ukrainase raportoi se njëmbëdhjetë raste përdhunimi nga ushtarë rusë ishin denoncuar në Kherson, qyteti i parë dhe i vetëm i madh që u pushtua nga forcat ruse të Putinit pas më shumë se një jave nga nisja e luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT