5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës ka një kërkesë nga NATO-ja për trupat serb në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka kërkuar nga NATO-ja që të trajtojë me seriozitet vendosjen e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

Gjatë një takimi me shefen e divizionit për operacione në Shtabin e Përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore, Ariella Viehe, Maqedonci tha se dislokimi i trupave serbe përreth kufirit me Kosovën “përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.”

Maqedonci shtoi se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke shprehur objektivin e shtetit për anëtarësim në NATO.

Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të pres në takim Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni per Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe.
Me këtë rast, znj. Viehe e njoftova me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s.

Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë.

#StrongerTogether

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...