8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ministri i Mbrojtjes raporton për situatën e zjarreve në vend

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë detajet e fundit në lidhje me situatën me zjarret në vend. Në një postim në rrjetet sociale, ai njoftoi se gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri në të gjithë territorin. Sipas tij, situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me pisha të rralla dhe barishte.

Postimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri në territorin e vendit. Forcat operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në fshatin Madhesh të bashkisë Mat, ku zjarri i rënë prej datës 16 korrik është nën kontroll. Situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit në një sipërfaqe me pisha të rralla dhe barishte. Helikopteri i Forcave të Armatosura iu bashkua këtij operacioni mëngjesin e sotëm për të mos lejuar që flakët, të ndihmuara nga era, të përhapen drejt fshatit.

Mëngjesin e sotëm u raportua një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen të bashkisë Pukë. Forcat e emergjencave po punojnë për shuarjen e tyre. Po punohet gjithashtu për shuarjen e zjarrit në fshatin Sakat të bashkisë Fushë-Arrëzit, në një sipërfaqe pyjore me pishë të zezë dhe lis, ku vatra u riaktivizua. Forcat zjarrfikëse janë në aksion për shuarjen e zjarrit edhe në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Hoxhës’ në bashkinë e Kolonjës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Ndërkaq, puna vijon për shuarjen e një tjetër vatre në lagjen ‘Granicë’ të bashkisë Gjirokastër dhe në fshatin Progonat të bashkisë Tepelenë, ku ka rënë zjarr në afërsi të varrezave publike. Në vendngjarje për shuarjen e zjarrit kanë shkuar shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tepelenë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...