16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Ministri i Mbrojtjes raporton për situatën e zjarreve në vend

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë detajet e fundit në lidhje me situatën me zjarret në vend. Në një postim në rrjetet sociale, ai njoftoi se gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri në të gjithë territorin. Sipas tij, situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me pisha të rralla dhe barishte.

Postimi i plotë:

“Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri në territorin e vendit. Forcat operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në fshatin Madhesh të bashkisë Mat, ku zjarri i rënë prej datës 16 korrik është nën kontroll. Situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit në një sipërfaqe me pisha të rralla dhe barishte. Helikopteri i Forcave të Armatosura iu bashkua këtij operacioni mëngjesin e sotëm për të mos lejuar që flakët, të ndihmuara nga era, të përhapen drejt fshatit.

Mëngjesin e sotëm u raportua një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen të bashkisë Pukë. Forcat e emergjencave po punojnë për shuarjen e tyre. Po punohet gjithashtu për shuarjen e zjarrit në fshatin Sakat të bashkisë Fushë-Arrëzit, në një sipërfaqe pyjore me pishë të zezë dhe lis, ku vatra u riaktivizua. Forcat zjarrfikëse janë në aksion për shuarjen e zjarrit edhe në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Hoxhës’ në bashkinë e Kolonjës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Ndërkaq, puna vijon për shuarjen e një tjetër vatre në lagjen ‘Granicë’ të bashkisë Gjirokastër dhe në fshatin Progonat të bashkisë Tepelenë, ku ka rënë zjarr në afërsi të varrezave publike. Në vendngjarje për shuarjen e zjarrit kanë shkuar shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tepelenë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...