6.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Ministri Jaupaj: Përmbyllet faza e parë e reformës së mbetjeve, projektet nisin zbatimin në 2027

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi sot përmbylljen e fazës së parë të reformës së menaxhimit të mbetjeve, duke bërë të ditur se të gjitha projektet e planifikuara do të nisin zbatimin në vitin 2027.

Gjatë një konference për shtyp, Jaupaj theksoi se projektet janë hartuar në bashkëpunim me qeverinë gjermane, franceze dhe Komisionin Europian, ndërsa financimi është siguruar përmes marrëveshjeve bilaterale dhe fondeve të BE-së.

Sipas ministrit, reforma parashikon:
• zgjerimin e 4 landfilleve rajonalë;
• ndërtimin e 7 landfilleve të rinj rajonalë;
• ndërtimin e 17 stacioneve të transferimit;
• 10 stacione rikuperimi mbetjesh;
• 5 qendra kompostimi në bashki me karakter bujqësor;
• rehabilitimin e 49 vendedepozitimeve ilegale në të gjithë vendin.

Duke u ndalur te zonat problematike, Jaupaj bëri me dije se Sharra, Fieri dhe Elbasani përfaqësojnë rreth 65% të mbetjeve urbane në Shqipëri, ndaj për këto zona ka nisur bashkëpunimi me partnerët francezë për studime fizibiliteti. Deri në fund të vitit pritet të përfundojë dokumentacioni ligjor, teknik dhe financiar për mënyrën e menaxhimit të tyre.

Ministri njoftoi gjithashtu mbështetje për bashkitë në aspektin logjistik, ku gjatë këtij viti do të shpërndahen 5 mijë kontejnerë mbetjesh për zonat Berat, Tiranë–Durrës dhe Dibër, si dhe do të nisë ndarja e mbetjeve në burim.

Në kuadër të reformave ligjore, Jaupaj deklaroi se Ministria po punon për integrimin e përgjegjësisë mjedisore në Kodin e ri Penal, ndërsa në fund të shkurtit do të prezantohet edhe paketa e cilësisë së ajrit, që përfshin strategjinë kombëtare, ligjin e ri dhe aktet nënligjore për zbatim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...