14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspekton nga afër punimet në Unazën e Madhe/ “Është vlerësuar hapja e segmentit, të mbikalimeve në lotin e dytë, ecurinë e punimeve e kemi 50%”

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar sot nga afër punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, në Lotin 2, Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Sheshi Shqiponja.

Balluku ka theksuar se punimet po vazhdojnë me të tre turne, me qëllim që të përmbyllet sa më shpejt kjo vepër e rëndësishme për kryeqytetin.

Sipas ministres deri më tani në këtë segment janë realizuar 50 për qind e punimeve. Gjatë inspektimit të punimeve, Balluku u shpreh se të gjitha lotet e hapura deri tani janë definitive dhe nuk do të ketë më mbyllje të tyre, vetëm në rast se kërkohet devijimi i trafikut nga ARRSH për ecurinë e punimeve.

“Është vlerësuar hapja e segmentit, të mbikalimeve në lotin e dytë edhe ecurinë e punimeve e kemi 50%. Në unazën e Tiranës, të gjitha pjesët që janë hapur janë definitive dhe nuk kemi asnjë plan t’i mbyllim. Devijimi i trafikut është një vendim që merr ARRSH për t’iu mundësuar ju që të punoni dhe qytetarëve që të kalojnë. Ashtu si në të gjitha projektet që janë nisur në Unazën e Tiranës, na është dashur të rishikohet projekti. Kemi bërë akomodimin e duhur sa i përket trotuareve, ndriçimit. Të gjitha projektet brenda zonave urbane, kemi pasqyruar të gjitha kriteret. Jam shumë e kënaqur me nivelin e ecurinë dhe raportet që marr nga ARRSH për cilësinë e punimeve.

 Janë marrë të gjitha masat për mbledhjen e ujërave dhe cilësinë e punimeve, Që të mos kemi përmbytje në kohën e vjeshtës dhe dimrit. Kemi vënë një afat të 31 gushtit.  Para kësaj date, ne hapim tunelin e 5 dhe më pas vazhdojmë me të gjitha dorëzimet e pjesëve të tjera.

Pjesa e segmentit nga TEG-u deri te materniteti i ri të përfundojë brenda vjeshtës që të lidhim të gjitha lotet. Janë dashur ndërhyrje për 2.3 km që nuk bëhen as për 60 km. Unaza e Madhe e Tiranës do marrë një formë që të nisim procedurat për sa i përket pjesës së re, për të lidhur sheshin Shqiponja, bulevardin e ri”, u shpreh Balluku

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...