38.2 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Prokuroria e Posaçme ankimon në Apel vendimin e GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu

Prokuroria e Posaçme ka ankimuar sot në Apel vendimin e GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

SPAK kërkon rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës dhe nisjen e gjykimit.Vendimi për rrëzimin e kërkesës së SPAK u mor nga gjyqtari Erjon Çela më 27 korrik.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.

Gjykata e Lartë e dërgoi çështjen për kompetencë në GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte Prokurorinë e Posaçme, duke mos i hapur rrugë rihetimit të ish-ministrit për një nga dosjet më të bujshme me argumentin se ndjekja penale u parashkrua dhe se prokuroria nuk e hetoi për 10 vjet.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...