35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Tatimet nisin verifikimin e kontratave të qirasë për shfrytëzimin e plazheve private: “Nga ana jonë verifikohet kontrata apo miratimi nga e-Albania”

Prej 4 javësh administrata tatimore ka nisur aksionin për verifikimin e kontratave të qirasë për shfrytëzimin e plazheve private në të gjithë bregdetin e Shqipërisë. Verifikimi i kontratave të shfrytëzimit të plazheve private përkon pas ngjarjes së rëndë që ndodhi disa javë më parë në Velipojë, ku për shkak të problemeve me lejet e shfrytëzimit humbën jetën 4 persona.

Nisja e aksionit për kontrollin e kontratave e qirasë së plazheve në pikun e sezonit turistik ka shqetësuar mjaft subjekte që shfrytëzojnë rregullisht prej vitesh hapësirat e plazheve dhe ndaj tyre nuk është dhënë asnjë masë administrative. Bizneset shprehen të shqetësuar për paqartësinë e vendimit, pasi sipas tyre është hera e parë që kontratat e qirave verifikohen nga administrata tatimore dhe nuk dihet nëse kjo do të sjellë plotësimin e kritereve shtesë. “Ende nuk dimë se cili është qëllimi i verifikimit të kontratave. Prej vitesh ushtrojmë rregullisht veprimtarinë e shfrytëzimit të një stacioni plazhi në bregdetin e Borshit. Shqetësimi ynë lidhet nëse do të kërkohet plotësimi i kritereve shtesë, si nxjerrja e një NIPTI sekondar vetëm për veprimtarinë e plazhit, përveç NIPTIT që kemi për hotelin”, pohon një subjekt në zonën e Borshit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaruan për Monitor se verifikimi i kontratave të qirasë të miratuara online nga e-Albania ka si qëllimin kontrollin e numrit të çadrave me atë të deklaruar dhe lëshimin e kuponit tatimor. “Në zbatim të Planit të Turizmit janë iniciuar nga risku, lista e tatimpaguesve që kanë aktivitetit stacionet e plazhit. Nga ana jonë verifikohet kontrata apo miratimi nga e-Albania. A korrespondon numri i çadrave me atë të deklaruar me kontratë dhe lëshimi i kuponit”, sqaroi DPT.

Sipas rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” përcaktohet se është inspektorati përgjegjës për turizmin, në bashkëpunim me inspektoratet përgjegjëse që verifikon respektimin e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë rregullore nga subjektet që kanë lidhur një kontratë qiraje me organet e vetëqeverisjes vendore. “Inspektorati përgjegjës për turizmin, në përfundim të inspektimit të kryer, njofton për çdo shkelje të konstatuar të rëndë dhe/ose të përsëritur, njësinë e vetëqeverisjes vendore për marrjen e masave të nevojshme, deri në zgjidhjen e menjëhershme të kontratës”, citohet në vendim.

Rregullorja përcakton ndër të tjera se kërkesat e subjekteve të interesuara për shfrytëzimin e plazheve shqyrtohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore e cila merr parasysh plotësimin e kritereve, si: nëse subjekti ka eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe/ose veprimtarive të tjera turistike në plazh, për të cilat nuk është dhënë ndonjë masë administrative nga institucionet përkatëse dhe nëse plani i biznesit i përmbush standardet minimale për ruajtjen e bregdetit dhe natyrës, pastrimin e hapësirës së plazhit, sigurisë së pushuesve dhe nëse është i realizueshëm bazuar në buxhetin e parashikuar në planin e biznesit.

Nga pushteti vendor përpara dhënies në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duhet të marrë paraprakisht konfirmimin nga ministria përgjegjëse për turizmin nëse hapësira e plazhit të kërkuar është objekt i ndonjë kërkese sipas ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, ose është objekt i ndonjë kërkese për investitorët në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Në këtë rast kërkesa e subjektit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, dorëzuar pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore, refuzohet.

/monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...