8.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

“Ministrja Ismaili shpërthen në lot”: Përkujtim për 81 jetët e humbura në Otranto

Buzë detit të Jonit në Vlorë, 81 karrige me fjongo të zeza u vendosën për të përkujtuar jetët e burrave, grave dhe fëmijëve që humbën në tragjedinë e Otrantos para 29 vitesh, ndërsa tentonin të nisnin një jetë më të mirë.

Në ceremoninë përkujtimore ishte e pranishme ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetja e qarkut Vlorë, Erjona Ismaili, e cila u përlot gjatë homazheve.

“Falënderoj familjarët që më dhanë mundësinë t’i bashkohem dhimbjes së tyre, në këtë ceremoni përkujtimore për 81 viktimat e Tragjedisë së Otrantos. Kam qenë shumë e vogël atëherë, por besoj se kjo tragjedi ka lënë një shenjë që, sado vite të kalojnë, nuk mund as të zhbëhet dhe as të zbehet. Vetë harresa dhemb më shumë,”- tha ministrja, duke theksuar se kujtesa është mënyra më e mirë për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...