11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Miranda Rira kundër projektligjit për barazinë gjinore: “Nuk mbron gratë, por komunitetin LGBTQ”

Anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira, ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për barazinë gjinore, i cili pritet të kalojë nesër për votim në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Rira tha se ky ligj “nuk ka lidhje me barazinë mes burrave dhe grave”, por se “nën maskën e barazisë gjinore” po fshihet një ligj që synon të mbrojë të drejtat e komunitetit LGBTQ.

“Ky projektligj është sjellë tinëzisht dhe me nxitim, gjatë majit, kur vëmendja e njerëzve ishte tek zgjedhjet lokale. Nga 51 nene, vetëm në pesë apo gjashtë flitet për barazinë mes burrit dhe gruas, ndërsa pjesa tjetër flet për të drejtat e grupit LGBTQ, detyrime për institucionet, median, biznesin dhe arsimin,” — tha Rira.

Sipas saj, ligji “nuk synon fuqizimin e grave shqiptare”, por “heqjen e binomit tradicional burrë-grua” dhe “përgatitjen e terrenit për martesat e së njëjtës gjini dhe birësimet nga çiftet gay”.
Ajo shtoi se terminologjia e përdorur — si “identitet gjinor”, “gjuhë e ndjeshme gjinore”, “buxhetim gjinor” — është një tregues i qartë se ligji fokusohet tek komuniteti LGBTQ.

Rira kritikoi ashpër edhe pjesën që lidhet me edukimin gjinor në shkolla, duke thënë se fëmijët e moshave të vogla “nuk duhet të ekspozohen ndaj temave të tilla”.

“Një fëmijë në parashkollor, 4-6 vjeç, është shumë i vogël për të mësuar për seksualitetin, transgjinorët apo çiftet gay. Pse nuk janë pyetur prindërit shqiptarë për këtë? Kush do t’i flasë fëmijëve tanë për këto tema në shkollë?”, — pyeti Rira.

Ajo theksoi se projektligji, nëse miratohet, do të kufizojë lirinë e shprehjes, pasi institucionet dhe mediat “do të gjobiten për gjuhë të papërshtatshme ndaj komunitetit LGBTQ”.
Sipas saj, “ky është një ligj për një pakicë të vogël, në kurriz të lirisë së shumicës”.

Në deklaratën e saj, Rira solli edhe shembuj nga vende të tjera të Bashkimit Europian, duke përmendur Sllovakinë, Poloninë dhe Hungarinë, që sipas saj kanë miratuar ligje në mbështetje të familjes tradicionale dhe grave, jo komuniteteve LGBTQ.

“Nëse duam barazi të vërtetë mes burrave dhe grave shqiptare, le të marrim shembull nga këto vende që forcojnë familjen, nënat dhe gratë punëtore. Ky ligj është i rrezikshëm dhe efektet e tij do të jenë fatale për fëmijët dhe brezat që vijnë,” — përfundoi Rira.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...