14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Miratohet projektligji i amnistisë, përfitojnë 570 të dënuar

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për amnistinë, duke përfituar rreth 570 persona të dënuar.

Ndër të tjera, ky ligj ndalon ndjekjen penale për shumicën e kundërvajtjeve penale me dënim deri në 2 vjet.

Përfituesit e amnistisë kanë një ulje dënimi prej 1 viti për meshkujt dhe 1.5 viti për femrat dhe të miturit.

Persona të dënuar me burgim të përjetshëm, ata të dënuar për vrasje dhe subjektet e SPAK nuk përfitojnë nga kjo amnisti.

Kriteret për përfitimin e amnistisë:

Përjashtohen nga vuajtja e dënimit:

-personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
-personat femra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
-personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.
-personat femra, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet.
-personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.
-personat e dënuar meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 65 vjeç.
-personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
-Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, sipas pikës 1, të këtij neni, ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenin 4 të këtij ligji, u zbritet:
-1 vit e gjysëm për personat e dënuar, gra, dhe të miturve;
-1 vit për personat e dënuar, burra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...