Prej gati një muaji, segmenti rrugor i Tunelit të Kalimashit në Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit, mbetet i mbuluar nga mjegulla dhe lagështia në rrugë.
Kushtet atmosferike të pandryshuara gjatë kësaj periudhe kanë ulur dukshmërinë, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Pavarësisht kësaj, deri tani nuk janë raportuar incidente apo problematika që lidhen me qarkullimin.
Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë dhe përdorimin e dritave të mjegullës gjatë udhëtimit. Mjegulla mund të vazhdojë të jetë prezente edhe në ditët e ardhshme, ndërsa priten reshje bore.






