12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Moldavia, një nga vendet më të varfra në Evropë , kthehet në vendstrehim për qindra mijëra refugjatë nga Ukraina

Moldavia, një nga vendet më të varfra në Evropë, është kthyer në vendstrehim për qindra mijëra refugjatë që ikin nga sulmi rus në Ukrainë. Qeveria dhe veçanërisht shoqëria moldave është mobilizuar për të ndihmuar fqinjët e tyre. Ekipi i Zërit të Amerikës ishte në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinev.

Qindra mijëra refugjatë, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë, qëndrojnë përkohësisht në qendrat strehimore të qeverisë së Moldavisë gjithandej vendit.

Shumica e refugjatëve qëndrojnë atje vetëm për disa ditë, para se të nisen drejt Rumanisë ose Gjermanisë.

“Kryesisht ndihmojmë gratë me fëmijë, të moshuarit dhe njerëzit me nevoja të veçanta, përmes ndihmave sociale, mjekësore dhe psikologjike”, thotë për Zërin e Amerikës Ion Ceban, kryetar i bashkisë së Kishinevit.

Autoritetet moldave thonë se për çdo pesë banorë të Moldavisë, është një refugjat nga Ukraina. Vullnetarët tregojnë se ukrainasit kanë me vete pak gjëra, ndërsa vijnë nga situata të vështira dhe traumatike.

“Ata vijnë në një gjendje të rënduar. Gjatë rrugës kanë parë gjithçka, kufoma në rrugë, shtëpi të bombarduara. Kanë parë vdekjen me sy”, thotë Karina Sakharieva, vullnetare.

Qeveria e Moldavisë filloi përpjekjet për të ndihmuar refugjatët, ndërsa shoqëria civile përmes nismave të ndryshme po ndihmon në përballimin e krizës.

Njerëz si Gregori, ish ushtar i Moldavisë që luftoi kundër rusëve më 1993, ofroi të strehojë gjashtë familje në shtëpinë e tij, në periferi të Kishinevit. Tani ai strehon dy gra, nënë e bijë që u arratisën me vetëm nga një valixhe nga Kharkivi, një nga qytetet më të goditura nga bombardimet.

VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...