25.5 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

“Momentalisht është e martuar Loredana”, Rozana plas lajmin pas dasmës

Shtëpia e “Big Brother VIP 4” duket se është ndarë në dy grupe, pas zhvillimeve të fundit që kulmuan me dasmën e Jozit dhe Loredanës. Megjithatë, në vend që të ishte një natë festive, atmosfera u tensionua për shkak të një debati mes Gjestit dhe Gertës, i cili përfundoi me largimin e përkohshëm të Gjestit nga shtëpia për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Gerta i hodhi dy herë birrë në fytyrë Gjestit, gjë që shkaktoi një sërë reagimesh dhe diskutimesh të ashpra midis banorëve. Pas rikthimit të tij, ai kërkonte të dinte çfarë kishte ndodhur gjatë mungesës së tij, por nuk e priste një zbulim surprizues nga Rozana.

Zbulimi i madh i Rozanës: “Loredana është e martuar”

Në një bisedë mes Rozanës dhe Gjestit, këngëtarja tregoi se Loredana është e kurorëzuar me një djalë jashtë shtëpisë, edhe pse aktualisht është e ndarë. Ky zbulim tronditi Gjestin dhe banorët e tjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi të kaluarën e Loredanës dhe dinamikën e saj në lojë.

Pjesë nga biseda:

Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.
➡ Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni.
➡ Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.
➡ Gjesti: Është e martuar?!
➡ Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.
➡ Gjesti: Jo moj!
➡ Rozana: Po, me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.
➡ Gjesti: Kurorëzim në letra?
➡ Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.
➡ Livia: Thuaj sa burra ke!
➡ Gjesti: S’ka mëshirë!

Ky zbulim mund të ndryshojë rrjedhën e lojës, duke krijuar situata të reja dhe konflikte mes banorëve. Tani pritet të shihet se si do të reagojë Loredana ndaj këtyre komenteve dhe si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet mes banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...