13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Monika Kryemadhi vlerëson deklaratat e ambasadorit Wisner për Ffnancimin amerikan të reformës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratave të të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane, David Wisner, për Prokurorinë e Posaçme. Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara janë financuesit kryesorë të reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Sigurisht që e vlerësoj. Mos harroni se Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesit kryesor. Besoj e mbani mend fjalën e Ilir Metës që i kam dhënë ambasadorit për reformën në drejtësi. Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara është kontribuuesi kryesor. Dhe sigurisht ata do të kërkojnë që kjo reformë të jetë produktive pasi edhe ata do të japin llogari një ditë për paratë se si janë shpenzuar,” u shpreh Kryemadhi.

Në lidhje me vizitën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në SHBA, ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë një rol të rëndësishëm dhe vlerësojnë si reforma në drejtësi, ashtu edhe përpjekjet për stabilitet në rajon. Megjithatë, ajo kritikoi vendosjen e firmës në një çështje të ndjeshme si inceneratori i Tiranës.

Ka një thënie; firmën dhe atë gjënë tjetër mos e vër vend e pavend. Firma të fundos ose të ngre lart. Erion Veliaj ka firmosur për inceneratorin e Tiranës dhe është një nga njerëzit kryesor dhe ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak. Nuk besoj se do të ketë BE apo SHBA që do ta pranojnë” përfundoi Kryemadhi pa përfunduar mendimin e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT