28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Monika Kryemadhi mbron pasuritë ,mohon lajmet për sekuestrimin

Në një reagim të fundit për mediat, Monika Kryemadhi ka mohuar lajmet e qarkulluara në rrjet, sipas së cilave SPAK (Prokuroria e Përgjithshme e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit) kishte sekuestruar prona të saj dhe të familjarëve.

Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), theksoi se asnjë pronë, asnjë e saj, dhe asnjë e familjarëve të saj nuk është sekuestruar. Në deklaratën e saj për median, ajo shprehu bindjen se sulmet e fundit ndaj saj kanë të bëjnë me denoncimin e çështjes së inceneratorit të Tiranës.

“Sot ne jemi asnjë pronë, asnjë as, e imja, as e familjarëve të mi, nuk është sekuestruar. Por ta lëmë të komunikojmë edhe në ditët e tjera. Ka kohën e vetë, pasi mos harroni se beteja për inceneratorin e Tiranës është betejë me strukturë kriminale mediatike. Nëse kemi vrasës me pagesë për njerëz, kemi dhe vrasës me pagesë për opinionin publik. Të jeni të bindur se çështja e inceneratorit të Tiranës s’do të ma mbyllë gojën për asnjë gjë. Të jeni të bindur. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi,” deklaroi Kryemadhi.

Reagimi i saj thekson përqëndrimin në denoncimin e çështjes së inceneratorit, duke e cilësuar si një betejë kundër një strukture kriminale mediatike dhe shpreh bindjen se çështja nuk do të ndikojë në vazhdimësinë e përpjekjeve për drejtësi dhe transparencë në këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...