26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Monika Lubonja e ftuar si opinioniste tek emisioni i Bora Zemanit, reagon Beatriks në këtë përballje

Puntata e djeshme e “Për’puthen Prime” kishte rezervuar një përballje shumë të ndryshme nga ato që jemi mësuar të shohim: atë mes Bora Zemanit dhe Monika Lubonjës.

Kjo e fundit ishte e ftuar si opinioniste dhe përballja e tyre pati interes për shkak të historisë së dashurisë mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt dhe mbështetjen e madhe që aktorja iu ka dhënë atyre.
Teksa përballja e tyre nuk pati të papritura, ajo që ka surprizuar njerëzit ka qenë sërish Beatrix. Monika ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram dy foto nga karrigia e opinionistes teksa shkroi “Për’puthen”. Dhe Beatrix nuk ka ngurruar t’i komentojë duke i shkruar: “O yll”.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Monikës dhe Borës?

Moderatorja e pyeti Monikën në lidhje me vështirësitë që konkurrentët kanë të zhvillojnë dashurinë e tyrë në një reality-show, duke theksuar faktin se ata “nuk dorëzohen dhe janë aty për njëri-tjetrin.”

“Të mendosh Monika sa vështirësi kalohen në këtë program, edhe prapë nuk dorëzohen, janë aty për njëri-tjetrin deri në fund. A është kjo një provë e madhe?”– tha moderatorja.

Nga ana tjetër aktorja tha se i kanë pëlqyer emocionet mes çifteve të Për’Puthen, por gjithashtu mbylli fjalën e saj duke thënë se “emocionet e bukura dhe të sinqerta” ajo i do.

Çfarë kishte thënë dikur Monika për Beatrix-Donald

Një frazë të tillë ajo e ka përdorur jo rrallë për lidhjen e Beatrix dhe Donaldit në Big Brother VIP, ku i ka konsideruar ndjenjat e tyre të sinqerta.

“Kjo është prova më e madhë që ata kanë. Këto ditë që i kam parë që më kanë pëlqyer edhe emocionet. Sepse përveç dashurisë që është gjëja më e bukur që duhet të triumfojë, është kënaqësi kur i shikon këta të rinj që e përmbushin veten e tyre, ua japin këtë mundësinë. Emocionet e bukura dhe të sinqerta unë i dua.”– është shprehur Monika asokohe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...