11.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

“Mos bëni gabim”/ Kamala Harris paralajmëron pasoja të rënda ekonomike në rast e Rusia do të pushtojë Ukrainën

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris, ka paralajmëruar pasoja të rënda ekonomike në rast e Rusia do të pushtojë Ukrainën.

Ndërsa foli në konferencën e Sigurisë në Mynih, Harris tha se SHBA do të përforcojë aleatët e NATO-s në krahun lindor.

“Mos bëni gabim. Vendosja e sanksioneve do të shkaktojë dëme të mëdha dhe ne nuk do të ndalemi me masat ekonomike, por do të përforcojmë më tej aleatët tanë të NATO-s në krahun lindor”, ka thënë Harris.

Gjithashtu ajo ka ritheksuar se forcat amerikane nuk do të luftojnë në Ukrainë, por ato do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Më tej theksoi se veprimet e Rusisë nuk përputhen me deklaratat e saj për tërheqje të forcave ushtarake.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT