34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“I bëjmë thirrje Moskës të tërheqë trupat nga kufijtë e Ukrainës”/ Shefi i NATO-s: “Nuk është vonë të fillojë që të punojë për një zgjidhje paqësore”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë nga kufirin me Ukrainën dhe të punojë për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Stoltenberg tha se deri më tani nuk kanë parë sinjale që mbështesin pretendimet e Moskës se ka filluar tërheqjen e trupave pranë Ukrainës, por sipas tij, po ndodhë e kundërta.

Sipas tij, grumbullimi ushtarak në dhe përreth Ukrainës është më i madh që prej Luftës së Ftohtë.

“Ne i bëjmë thirrje Moskës që të bëjë atë që po thotë se po bën, të tërheqë trupat nga kufijtë e Ukrainës. Ky do të ishte një hap i parë i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje paqësore. Nuk është vonë për Rusinë që ta ndryshojë kursin, të tërhiqet, të ndalojë përgatitjet për luftë dhe të fillojë që të punojë për një zgjidhje paqësore.

Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por rreziku për konflikt është real. Aleatët e NATO-s po vazhdojnë përpjekjet e tyre të fuqishme diplomatike për të gjetur një zgjidhje politike”, tha Stoltenberg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...