35.2 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Mospërballimi i kostos të mbajtjes të bagëtive po i detyron fermerët të falimentojnë

Blegtorët dhe fermat janë në rrezik falimentimi nga mospërballimi i kostos të mbajtjes të bagëtive. Çmimi i qumështit si lëndë e parë, po blihet më shtrenjtë se asnjëherë nga fabrikat e përpunimit, sepse kostot e fermerëve dhe blegtorëve janë rritur pa fund.

Për të ndaluar ikjen e blegtorëve fabrikat e qumështit janë të detyruara ta blejnë më shtrenjtë qumështin. Shtimin e kostove përpunuesit po e amortizojnë në rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetit. Secili operator në treg këtë vit ka rritur të paktën 2 herë çmimet.

Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” ngre shqetësimin se kjo situatë po rrezikon edhe falimentimin e fabrikave të përpunimit të qumështit. Drejtori ekzekutiv i shoqatës Aldo Hoxha tha për “Monitor” se qumështi i lopës është 31% më i lartë, i deles 33% dhe i dhisë 50%.

“Fabrikat sot po e blejnë qumështin me çmimin më të lartë që është blerë ndonjëherë, sepse fermat dhe fermerët janë në situatë falimenti, nga rritja e çmimeve dhe kostove për çdo aktivitet që kryejnë për blegtorinë. Bashkë me ta do të falimentojë edhe i gjithë sektori përpunimit të qumështit. Maksimalisht me para qumështi i lopës është blerë nga fabrikat 58-59 lekë/litër me TVSH, kurse tani po blihet maksimalisht 76-77 lekë/litër me TVSH.

Qumështi i deles më parë është blerë maksimalisht me 90 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 120 lekë/litër me TVSH. Kurse çmimi maksimal i qumështit të dhisë ishte 60 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 90 lekë me TVSH. Nëse fabrikat e përpunimit nuk e blejnë me këtë çmim, ata falimentojnë dhe do të largohen nga sektori. Nëse largohen blegtorët, automatikisht jemi të falimentuar dhe ne. Sektori është në situate dramatike edhe nga informaliteti i lartë baxhove dhe qumështi i rrugës që po na dëmton përditë dhe më shumë”, veçon z. Hoxha.

Sipas tij rritja e çmimit të qumështit ka ardhur nga rritja e kostove të mbajtjeve të bagëtive. Në kahun tjetër përpunuesit përveçse po blejnë qumështit më shtrenjtë po vuajnë edhe rritjen e kostove nga çmimi i energjisë, gazit, plastikës dhe naftës.

“Situata me kostot është shumë e vështirë. Çdo gjë është rritur në lidhje me çmimin e lëndës së parë, naftës, gazit, plastikës, energjisë elektrike. Përveç kësaj fabrikat po blejnë qumësht me çmim shumë herë më të lartë, sepse blegtorëve u janë 2-3 fishuar çmimet e lëndës së parë ushqyese për kafshët. Çmimi i misrit është 3-fishuar, soja 2-fishuar, jonxha 3 -fishuar.

Inputet bujqësore kanë shkuar 250% rritje (nitrati, ureja, fosfati). Po ju sjell vetëm një shembull. Një fermë në vitin 2021 shpenzoi 1,100,000 lekë për inpute bujqësore për të mbjelle tokat e veta. Po e njëjta fermë, për të mbjellë të njëjtën sipërfaqe në vitin 2022, shpenzoi 3,700,000 lekë”.

Përfaqësuesi i shoqatës Industria e Përpunimit të qumështit thekson se nëse vazhdon kjo situatë dhe nuk ka ndërhyrjet e duhura nga ana e qeverisë, atëherë sektori vendas i përpunimit të qumështit nuk do të jetë konkurrues në treg përballë produkteve të importit dhe normalisht do të shkojë drejt zhdukjes së plotë. Në këtë situate sipas shoqatës është e domosdoshme plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të sektorit, si:

1- Subvencionim direkt tek blegtori 10 lekë për çdo litër qumësht të prodhuar që dorëzohet në pika grumbullimi dhe përpunimi të licencuara, dhe jo për krerë bagëtie.

2- TVSH 6% në shitje në sektorin e përpunimit të qumështit

3- Përafrim me skemat e mbështetjes që rajoni jep për fermerët

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...