2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Mungesa e sinjalistikës, dy aksidente për 30 minuta në aksin Berat-Lushnjë

Në harkun e vetëm të 30 minutave, dy aksidente janë regjistruar në aksin Berat-Lushnjë. Në fshatin Syzezë, një automjet tip “Citroen” ka përplasur një traktor nga pas, ndërsa rruga ishte e errët totalisht. Disa kilometra më tej, në fshatin Poshnje, një automjet dhe një motor janë përplasur ndërmjet tyre.

Pas aksidentit, drejtuesi i motorit është dëmtuar dhe është transportuar drejt spitalit Rajonal të Beratit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e panjohur. Dyshohet se mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi rrugor kanë qenë faktorët kyç në të dyja aksidentet. Autoritetet e policisë janë në vendngjarje për të hetuar më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT