35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Nesër në SPAK, vazhdon dilema mbi paraqitjen e Sali Berishës para policisë gjyqësore

Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme për paraqitjen e Sali Berishës para autoriteteve gjyqësore, ka pasur dilema nëse ish-kryeministri do të paraqitet ose jo paraditen e kësaj të hëne. Berisha ka shprehur publikisht se nuk njeh ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës së Posaçme, duke argumentuar se ky vendim është antikushtetues dhe se për të marre një vendim të tillë ndaj një deputeti, duhet të kishte pasur një kërkesë për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë, në rastet kur personi i akuzuar shkel masën e sigurimit, Gjykata ka kompetencë për të ndërmarë masa më të rënda të sigurimit, duke marrë parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Kjo përfshin mundësinë e zëvendësimit ose ndryshimit të masës së sigurimit me një masë tjetër më të rëndë. Në rastin e Sali Berishës, masa më e rëndë e sigurimit mund të përfshijë arrestin në shtëpi, shoqërimin me forcë, ose masa të tjera të ngjashme, ndonëse arresti me burg nuk është i mundur për shkak të moshës së tij.

Për rrjedhojë, nëse Sali Berisha refuzon të paraqitet vullnetarisht para autoriteteve gjyqësore, Gjykata ka të drejtë të vendosë masa më të rënda të sigurimit në përputhje me dispozitat ligjore të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...