22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

“Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij”,Mamaja e Loredanës, tregon emocionet e saj pas takimit me të bijën dhe Jozin në “Wake Up”

 

Mamaja e Loredanës, Shpëtime Brati, ishte sot mëngjes në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për takimin e saj me të bijën dhe Jozin. Zonja Shpëtime u shpreh se ishte entuziazmuar kur ka takuar Loredanën pasi kishte 7 muaj pa e takuar. Sipas saj, sytë e Loredanës treguan se ajo ishte e gëzuar dhe e kënaqur me eksperiencën e saj.

Në lidhje me Jozin, Shpëtime foli për cilësitë e tij që i pëlqejnë. Ajo tha:

“Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë,” tha ajo.

Për batutën e Jozit, “vdeksha unë për vjehrrën time”, Shpëtime shprehu se ishte një batuatë shumë e bukur dhe se i pëlqeu shumë.

Na e përshkruan dot, e dimë që kishe kohë pa takuar vajzën, dhe kur i takove të dy në shtëpinë e “Big Brother VIP” si ishte për ty kjo përvojë e të hyrit aty, të qenit pjesë e spektaklit?

-“Një eksperiencë shumë e bukur dhe emocionuese. U entuziazmova shumë se kisha 7 muaj pa parë Loredanën. E pritja jashtë te porta kur dëgjoja dhe zërin e saj se isha shumë afër, më emocionoi jashtë mase.”

-“Po. Fytyra e saj më tregonte se ishte e gëzuar, e kënaqur me eksperiencën e saj. Sytë nuk gënjejnë.”

Duket shumë e lumtur edhe pranë Jozit, apo jo?

Loredana po bën më shumë se 90 ditë aty, ku ka patur të qeshura dhe lot. Si e keni ndjekur ju këtë rrugëtim të saj në aventurën e Big Brother si familje?

-“Sa herë Loredana ka qarë kemi qarë dhe ne. Sa herë ka qenë e trishtuar Loredana, kemi qenë dhe ne të trishtuar. Megjithatë këto janë eksperienca që të forcojnë.”

Në fund të takimit, kur Loredana tha “do takohemi në Itali” dhe Jozi kërkoi që të vijë bashkë me të, Shpëtime u shpreh:

-“Për një kafe po. Dhe në shtëpi një kafe s’ka problem, ne mirëpresim të huajt jo më shqiptarët.”

A të pëlqen Jozi si djalë për Loredanën?

-“Kohët e fundit po më pëlqen se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, respektin ndaj Loredanës, ndaj banorëve të tjerë.”

Na thuaj tre gjëra që të pëlqejnë te Jozi?

-“Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...