8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

“Nafta 217 lekë/litër”/ Shoqatat e transportit paralajmërojnë: Nga e hëna reduktojmë 30% të autobusëve

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar publikisht për rritjen e çmimit të karburantit, duke paralajmëruar pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e transportit publik.

Në deklaratën e tyre, shoqatat theksojnë se çmimi i naftës ka arritur deri në 217 lekë për litër, duke shënuar një rritje të shpejtë që prej datës 28 shkurt, çka ka rënduar ndjeshëm kostot e operimit për operatorët.

Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, përmes heqjes së TVSH-së për transportin publik, rishikimit të barrës fiskale mbi karburantin dhe aplikimit të subvencioneve ose mekanizmave kompensues, me qëllim ruajtjen e shërbimit pa rritur çmimin e biletës.

Në një reagim për mediat, kreu i Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Mema, paralajmëroi masa konkrete në mungesë të reagimit institucional.

“Jemi të detyruar të njoftojmë se transporti publik ditën e hënë, nëse nuk do të kemi reagim nga institucionet, jo për shkak të presionit, por për shkak të çështjeve ekonomike, do të reduktojë flotën e mjeteve me 30%”, u shpreh ai.

Shoqatat theksojnë se transporti publik operon me tarifa të rregulluara dhe ka mundësi të kufizuara për të përballuar rritje të menjëhershme të kostove. Sipas tyre, çmimi i naftës është rritur nga rreth 145 lekë/litër në mbi 214 lekë/litër, duke sjellë një rritje të ndjeshme të shpenzimeve operative.

Gjithashtu, ato nënvizojnë se pesha e lartë e taksave në çmimin e karburantit po ushtron presion të vazhdueshëm mbi sektorin, duke vështirësuar ruajtjen e ekuilibrit financiar dhe garantimin e të njëjtit nivel shërbimi për qytetarët.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve, shoqatat shprehen se deri më tani nuk janë marrë masa konkrete. Në këto kushte, ato paralajmërojnë se pa ndërhyrje të menjëhershme, operatorët mund të mos jenë në gjendje të ruajnë frekuencat aktuale të shërbimit.

Megjithatë, përfaqësuesit e transportit publik theksojnë se qëllimi i tyre nuk është reduktimi i shërbimit apo rritja e çmimit të biletës, por garantimi i vijueshmërisë dhe cilësisë së tij në interes të qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Lushnjë/ Përplasen “Benz”-i dhe kamionçina, dy të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...

“E keni frikë Selinën”/ Arbër Hajdari përplaset me Rogerti në ‘Big Brother VIP Albania’

0
Debate të forta janë regjistruar gjatë prime-t të kësaj të marte në spektaklin ‘Big Brother VIP Albania’, ku opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me...

“Nafta 2.4 euro, Rama bën propagandë”/ Luçiano Boçi: Rritja e çmimeve po përdoret për...

0
Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve ka vënë në vështirësi ekonomike qytetarët shqiptarë, ndërsa opozita akuzon qeverinë për mosveprim dhe tolerim të spekulimit...

Tragjedia në Kuman/ Banorët:”Gruaja ishte shtëpiake, nuk dilte nga shtëpia“

0
Banorët e fshatit Kuman janë shprehur të tronditur pas ngjarjes së rëndë, ku një 80-vjeçar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas...

Arrestohen katër shqiptarë në Serbi/ Dyshohen për “nxitje urrejtjeje” pas shfaqjes së simboleve kombëtare

0
Policia në Serbia ka arrestuar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi dyshohet se kanë shpalosur bluza me motive kombëtare në territorin serb. Sipas mediave...