26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Naftëtarët e uzinës së Ballshit në protestë: S’pranojmë lëmosha, nuk do lejojmë demontimin e rafinerisë

Ndonëse qeveria miratoi një vendim për akordimin e një page për 2 vite me radhë, kjo nuk i ka kënaqur naftëtarët e uzinës së Ballshit, të cilët kanë dalë sot në protestë.

Ata janë mbledhur para rafinerisë së naftës, ndërsa kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë, ndërsa pohojnë të vendosur se nuk do të lejojnë demontimin e uzinës.

Në një prononcim për mediat, kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se ardhja e një kontejneri që mendohet se do të bënte edhe demontimin e uzinës, ka vënë në lëvizje naftëtarët.

“Në buxhetin e ri u miratua mbështetje financiare për naftëtarët. Por se dimë se kur do të hyjë në fuqi vendimi. Kemi qenë për një marrëveshje që rafineria të fillojë punë dhe jo të përfundojë për skrap. Kush e ka ndarë mendjen që kjo rafineri do të shkojë për skrap, e ka gabim. Nëse rafineria është për skrap, s’ka palë të dyta dhe të treta, palë e parë janë natëftarët. S’ka për të hyrë askush këtu, nëse nuk likuidohemi, nuk do të lejojmë, pasi do të kalojnë mbi trupa tanë. Boll u tallën. Nëse duan që palët të zhdukin gjurmët e krimit, ne s’do të lejojmë deri sa të likuidohet dhe naftëtari i fundit. Kjo rafineri do të bëhet skrap nga naftëtarët, dhe nga askush tjetër, nëse do shkojë deri aty.”, -tha Dautaj.

Ndërkohë, në këtë linjë kanë qëndruar edhe naftëtarët, të cilët thanë se nuk do të lejojnë që kjo pasuri të demontohet, ndërsa shtuan se ata duan që të nisë puna.

Ne nuk e lejojmë që të demontohet kjo pasuri. Ne duam që këtu të vazhdohet punë. Përfiton i gjithë populli shqiptar. Mos të mendojë se do të kalojë lehtë qeveria, duke dhënë lëmosha. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, por duke bërë punë. Ai sjell kontejnerët, por ne s’do ta lejojmë. Deri tani s’kemi lënë që të marrim gjë. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit që të marrë vendime të duhura për këtë industri.”, tha naftëtari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...