-0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Nata e Krishtlindjeve: Festë dhe tradita fetare në botë

Mbrëmjen e sotme besimtarët e krishterë në të gjithë botën festojnë ‘natën e Krishtlindjeve’. Kjo natë cilësohet ndryshe si “Nata e Shenjtë” ose “Nata e Mirë”, pasi besimtarët e krishterë përkujtojnë lindjen e Jezu Krishtit. Një prej traditave që respektohet çdo vit në këtë natë të shenjtë është mbledhja e familjarëve dhe miqve dhe dekorimi i pemëve, deri tek shpërndarja e dhuratave.

Megjithatë, bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime në ritet fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor, ndërsa besimtarët ortodoksë zhvillojnë ceremoninë gjatë paradites së datës 25 dhjetor.

Për katolikët, mesha e madhe në Katedrale nis kur ora të shënojë 00:00. Krishtlindjet në botë festohen si një traditë e hershme, prej mbi 2 mijë vitesh. Çokollatat dhe frutat përbëjnë shportën e shijeve në këto ditë festash. Në festën e Krishtlindjes dhurohet paqe, harmoni, mirëkuptim dhe dashuri për njerëzit më të dashur.

Në vigjilje të Krishtlindjeve, bashkia e Tiranës ka organizuar një mjedis festiv, duke filluar me koncerte në sheshin kryesor që nga ora 19:30, duke përfshirë një orkestrë simfonike dhe korin e fëmijëve.

Korça, ashtu si qytete të tjera, është më e vizituara. Në sheshin kryesor të qytetit, ka qytetarë nga Tirana të cilët kanë zgjedhur Korçën për të kaluar pushimet e fundvitit dhe shprehin se atmosfera festive ndihet aty më së shumti.

Historia e Pemës së Krishtlindjes

Pema e Krishtlindjes është një prani e zakontë në ditën e Krishtlindjes, por cila është historia e saj? Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes? Pastaj, cilët janë llojet e pemëve që përdoren, sa pemë shiten, cilët janë pemët më të larta, më të famshme, më të çuditshme në botë?

Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por vetëm në vitin 1841, princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së Krishtlindjes si zbukurim.

Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë “ferma” të tëra, të cilat kultivojnë pemët e destinuara posaçërisht për festën e Krishtlindjes. Kompania e parë e këtij lloji u krijua në vitin 1901 në SHBA.

Por për çdo pemë të prerë, kultivohen mesatarisht tre të tjera. Pothuajse një milion pemë Krishtlindjesh hidhen në plehra çdo vit vetëm në Londër. As 10% nuk riciklohet.

Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edëard Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison.

Për sa i përket lartësisë, pema e Krishtlindjes më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin e Shën Pjetrit, me një gjatësi prej 30 metra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT