22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Ndahet nga jeta ipeshëvi i Vau Dejësit, Simon Kulli

Një lajm i hidhur ka tronditur komunitetin katolik shqiptar, pasi ipeshëvi i Vau Dejësit, Simon Kulli, u nda papritur nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një goditjeje nga tensioni i lartë.

Simon Kulli u emërua administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës në vitin 2016, ndërsa një vit më pas, në 2017, Papa e caktori ipeshkëv të kësaj dioqeze. Ai zëvendësoi imzot Luçiano Avgustin, i cili gjithashtu u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundjeje të rëndë.

Gjatë 9 viteve të shërbimit, Simon Kulli u përkushtua me pasion ndaj Zotit dhe komunitetit të besimtarëve, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme shpirtërore.

Kisha katolike e Shqipërisë pritet të dalë së shpejti me njoftime zyrtare për ceremoninë e varrimit, ndërsa më pas do të vendoset për drejtuesin e ri të dioqezës së Sapës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...