19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ndalohet shoferi i Ambulancës të Vlorës për filmimin e trupit të pajetë të Eraldo Nevruzit dhe e shpërndau në media

Shoferi i ambulancës së spitalit të Vlorës, i cili transportoi drejt morgut trupin e pajetë të Eraldo Novruzit, është ndaluar nga policia. 62-vjeçari me inicialet A. I., akuzohet se ka filmuar trupin e pajetë të 31-vjeçarit dhe më pas ia ka dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Sipas njoftimit të policisë, grupi hetimor i është kërkuar shoferit të ambulancës të paraqesë celularin e tij për të verifikuar informacionin. Pasi u konstatua se ai kishte pamje filmike të trupit të pajetë, ai u ndalua për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E. N., grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte trupin e pajetë për në morgun e Vlorës, kishte filmuar me celular trupin për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku u konstatua se kishte pamje filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ia kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazetarët që nuk pranuan të publikonin videon e dërguar nga ky shtetas të trupit të pajetë të shtetasit E. N.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...