30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Operacion europian ndaj organizatës kriminale shqiptare: 17 persona arrestuar në Belgjikë, Zvicër, Holandë

Autoritetet franceze kanë deklaruar se është përfshirë në operacionin europian të zhvilluar në Belgjikë, Zvicër, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri kundër një organizate kriminale shqiptare që çoi të martën në arrestimin e 17 personave.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në Zvicër janë kryer tre arrestime. Organizata kriminale shqiptare e shpërbërë merrej me trafik droge dhe grabitje me armë, aktivitete të cilat u shtrinë edhe në Zvicër. Gjatë operacionit të martën në Zvicër, policia ka sekuestruar 9 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë kokainë.

Dy anëtarë të tjerë të bandës janë arrestuar më parë në Holandë dhe Zvicër. Ndërkohë sipas mediave italiane, nga hetimi rezultoi se organizata jo vetëm transportonte dhe shiste drogë, por bashkëpunonte edhe me një grup tjetër kriminal shqiptar për të grabitur drogën e klaneve rivale.

Autoritetet franceze kanë deklaruar sot:

“Një furnizues kryesor i rrjeteve shqiptare që operojnë në Savoie dhe Haute-Savoie është në mesin e të dyshuarve të arrestuar. Ky i fundit, një shqiptar me banim në rajonin e Lionit organizonte importe të shpeshta me partnerin e tij nga Evropa Veriore. E ardhur nga Belgjika dhe Holanda, droga më pas u shpërnda në departamentet 73 dhe 74, veçanërisht në sektorin e Annecy.

Gjatë kontrolleve, policia zbuloi 3 kilogramë heroinë, 1 kilogram kokainë dhe disa dhjetëra kilogramë produkte prerëse me një çmim rishitjeje prej afro 500 mijë euro. Krahas kësaj, ata morën në dorë më shumë se 400.000 euro cash, automjete të nivelit të lartë dhe llogari bankare.”

Sipas hetimeve, anëtarët e organizatës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe të gjithë vijnë nga Vlora. Bëhet fjalë për një lloj mafie shqiptare, siç thonë mediat italiane, që merret me gjithçka që lidhet me kokainën, nga importi tek prerja, tek riciklimi dhe më në fund tek trafiku i armëve. Ndër veprimet që i atribuohen organizatës, ka edhe episode të dhunshme të lidhura me kriminelë të përshkruar nga prokurorët belgë si veçanërisht të rrezikshëm dhe të vendosur.

Emrat e të dyshuarve nuk janë aspak të rinj për autoritetet e zbatimit të ligjit. Në vitin 2014, krerët e bandës ishin dënuar në Francë me burgim nga 10 deri në 12 vjet, ndërsa të tjerët me role të vogla kishin marrë dënime nga 3 deri në 7 vjet. Por edhe kështu ata nuk u dekurajuan dhe përkundrazi vazhduan rrugën e tyre kriminale.

Kërkimet në Belgjikë në kuadër të operacionit kanë çuar në kapjen e 100 kg drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, 6 armë zjarri, kimikate, uniforma policie dhe jelekë antiplumb, 265,000 euro para cash, 20 telefona të kriptuar, automjete etj. Grupi i trafikantëve të hetuar nga Policia e Antwerp në Belgjikë ishin të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshohet se vrau të dy prindërit brenda banesës, djali largohet me automjet – policia...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje, në Lushnje, ku një djalë dyshohet se...

Horoskopi ditor, e Martë, 25 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje në punë mund të kërkojë një vendim të shpejtë, ndërsa në dashuri një bisedë e...

Parashikimi I motit, e Martë, 25 Gusht 2026

0
E marta, 25 gusht, pritet të sjellë një tjetër ditë të nxehtë në Shqipëri, me mot kryesisht të qëndrueshëm. Sipas parashikimeve të publikuara sot,...

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...