5.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Ndërtesa ka ngelur vetëm një gërmadhë, maturantët në Ukrainë vallëzojnë valsin pranë shkollës

Pasi janë lënë pas 100 ditët e para të agresionit rus, të shumta kanë qenë gjestet të cilat tregojnë se populli ukrainas është me moral të fortë dhe nuk mposhtet kollaj.

Një gjest simbol ka qenë edhe ai i ndërmarrë nga disa maturantë të qytetit të Kharkivit.

Në videon e shpërndarë nga media ukrainas Ukrainska Prava në llogarinë në Twitter, shihen disa maturantë të cilët po kërcejnë valsin e lamtumirës përpara rrënojave të asaj që dikur ishte shkolla e tyre.

Si pasojë e bombardimeve të trupave ruse, ndërtesa e shkollës ka ngelur vetëm një gërmadhë, por kjo nuk i ka ndaluar nxënësit e shkollës të bëjmë një demonstrim që i lartëson mbi agresorët.

“Në shkollat e Ukrainës, maturantët tradicionalisht vallëzojnë valsin pranë shkollës, ndërsa zilja e shkollës dëgjohet për herë të fundit. Kjo traditë është ndërprerë këtë vit për shkak të luftës”, shkruan e përditshmja ukrainase Pravda.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet 30-vjeçari në Sarandë për shitje të kanabisit, sekuestrohen lëndë narkotike dhe automjeti

0
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, teksa dyshohet se shiste kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Operacioni u organizua dhe...

Presidenti Vuçiç nënshkruan “Ligjet e Mrdiçit”, opozita alarmon për kontroll mbi gjyqësorin dhe pengesë...

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një seri ligjesh të propozuara nga deputeti i SNS-së, Ugljesha Mrdiç, të njohura si “Ligjet e Mrdiçit”,...

Tre arrestime dhe 4 në hetim në Tiranë për kontrabandë të veshjeve të luksit

0
Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë, të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina...

Amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, përfitojnë edhe gra dhe të...

0
Mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga amnistia e ardhshme penale në Shqipëri, sipas shifrave paraprake të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ta, mbi...

Këshilli i Europës alarmohet nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri

0
Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri ka shqetësuar Këshillin e Europës, duke nxitur vlerësime kritike për përdorimin e masës së paraburgimit. Kryeministri...