16.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Ndërtimi i “Rrugës së Arbrit” dhe segmentit Qukës-Qafë Plloç/ Qeveria shton fondet për shpronësimin e pronarëve që preken nga projektet

Teksa vijojnë projektet për përfundimin e akseve Qukës-Qafë Plloç dhe Rrugën e Arbrit, qeveria ka rritur fondin për shpronësimin e pronarëve të tokave që preken nga këto ndërtime.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi të shtojë fondin nga 15.662.447 lekë në 16.096.175 lekë të reja për shpronësimin e pronarëve.

Sipas vendimit të botuar në “Fletoren Zyrtare”, thuhet se shumën prej 433.728 lekësh shtesë, do e mbulojë Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Vendimi për projektin e aksit Qukës-Qafë Plloç:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.657, DATË 8.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR QUKËS – POGRADEC – QAFË–PLLOÇË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në vendimin nr.657, datë 8.10.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
  2. Në pikat 3 dhe 4, vlera “… 15 662 447 (pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e katërqind e dyzet e shtatë) lekë …” zëvendësohet me vlerën “16 096 175 (gjashtëmbëdhjetë milionë e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë …”.
  3. Pas pikës 4 shtohet pika 4.1, me këtë përmbajtje:

“4.1. Vlera shtesë e shpronësimit prej 433 728 ( katërqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind e njëzet e tetë) lekësh përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.

  1. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ndërkohë për projektin e “Rrugës së Arbrit”, qeveria e shtoi fondin për shpronësimet nga 1.768.919 lekë të reja, në 6.244.373 lekë.

Vendimi për shtesën në “Rrugën e Arbrit”:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.794, DATË 11.12.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR, “RRUGA E ARBRIT””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në vendimin nr.794, datë 11.12.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
  2. Në pikat 3 dhe 4, vlera “… 1 768 919 (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë) lekësh zëvendësohet me vlerën “… 6 244 373 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë …”.
  3. Pas pikës 4 shtohet pika 4.1, me këtë përmbajtje:

“4.1. Vlera shtesë e shpronësimit prej 4 475 454 (katër milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e katër) lekësh përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.

  1. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...