33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ndryshimi i hartës territoriale, Pjerin Ndreu Kundër kësaj reforme ,’Bashkitë janë të vetmet institucione që e kanë ulur borxhin’

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i pranishëm në komisionin e Reformës Territoriale, është shprehur kundër ndryshimeve të tjera që lidhen me këtë reformë.

Ndreu tha se përfaqësimi i qytetarëve me reformën aktuale territoriale, është realizuar. Ai më tej u shpreh se në momentin kur mori detyrën e kryetarit, e gjeti bashkinë e Lezh♪7s me 4 miliardë lekë borxhe ndërsa tashmë shuma ishte më pak se 1 miliardë.

Pjerin Ndreu: Të marrim rastin e Lezhës që është përqendruar në një. Problemi më serioz nuk janë elementët që janë të realizuar. Përfaqësimi është realizuar. Çdo njësi vendore është e përfaqësuar në këshillin bashkiak. Jo me një.

Por me dy dhe tre persona. Ky është argument pa sens. Kush të dojë mund të vijë dhe të marrë emrat e këshillit bashkia. Nëse duhet të përfaqësohet për çdo shtëpi dhe derë ky është problem tjetër. Unë konstatoj gjatë kohës që drejtoj problem është mënyra e menaxhimit. Pse një dy apo 5 bashki difektojnë ne të dalim në konkluzione.

Bashkitë janë të vetmet institucione që e kanë ulur borxhin 50%. Unë e kam marrë bashkinë me 4.6 mld lekë të vjetra borxh. Sot është më pak se 1 miliardë. Bashkitë që kanë ulur borxhin do të thotë se kanë performuar në nivele të mira. Ngrihet problematika e mosdhënies së shërbimit në zonat rurale. Nëse organizon punën dhe ngre strukturat arrin.

Në zonat rurale kemi bërë 300 km kanale kulluese që nuk i ka prekur njeri për 30 vite. Nëse ne nuk i bëjmë produktive tokat që me një shi mbushen me ujë. Kemi ndërhyrë në rrugë rurale. Kemi adresuar problemet e ujit në mënyrë të detajuar. Të paktën mbi 8 projekte me qeverinë dhe përmes KFV-së ne i kemi adresuar.

Kemi bërë një sistem. Kam dëgjuar histori por çështja e të ardhurave është problem serioz. Sistemi i vjeljes së taksave në zonat rurale është i vështirë. Nëse ke 4 vjet reformë territorial dhe nuk ke të dhëna të sakta apo taksa arbitrare që i vë të gjithëve njësoj për territore të ndryshme. Të paguajnë njësoj taksën e pastrimit kjo është absurde.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...