11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Ndryshimi i madh po afron për Tiranën”/ Tedi Blushi: “Fitore e padiskutuar e Këlliçit më 14 maj”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi është shprehur optimist pas mbledhjes së Shtabit të përbashkët të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në njësinë nr. 9 në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi ka shkruar se më 14 maj do të vijë ndryshimi për Tiranën. Sakaq, është ndalur te kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i dalë nga Primaret, Belind Këlliçit, ku ka shkuar se programi i tij është i shkëlqyer dhe do të pasojë me fitore.

“Në mbledhjen e Shtabit të përbashkët të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Njësisë Nr.9 në Tiranë.

Falenderim dhe mirënjohjen më të madhe të gjithë drejtuesve të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike në Njësinë Nr. 9 për bashkëpunimin e frytshëm në terren.

Fryma motivuese dhe energjia pozitive e ekipit është e jashtëzakonshme dhe na jep garancinë e plotë për fitoren e padiskutuar të Belind Këlliçit më 14 Maj!

Këtë entuziazëm dhe besim ta çojmë në çdo zemër, derë më derë, në çdo shtëpi dhe biznes, në çdo rrugë dhe lagje të Tiranës që kërkon shpresë dhe mezi pret Ndryshimin e Madh që po afron.

Me planin e shkëlqyer të Belindit Bashkë🤝Fitojmë për Tiranën dhe për të gjithë qytetarët e saj!”, ka shkruar në Facebook, Tedi Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...