TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të martë vendimin për dy ish-inspektorët e IKMT-së, Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçien, të cilët u gjetën fajtorë për korrupsion. Të dy u dënuan fillimisht me 3 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite burg.
Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke i dënuar me kusht: gjatë dy viteve të ardhshme ata duhet të mbajnë kontakt të rregullt me shërbimin e provës, sipas procedurave të përcaktuara.
Sipas SPAK, Zhilla dhe Fuçien akuzohen se ishin përfshirë në një rast korrupsioni, ku i kërkuan vlera monetare një pronari lokali për të mos hequr tendën e vendosur në pronën e tij. Ky vendim shënon një tjetër hap të autoriteteve drejt goditjes së korrupsionit brenda institucioneve të kontrollit.






