30.6 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Në Dhërmi unë zgjoj Jorgon dhe vjen dum-dumi bën sikur mbledh plehrat”- Rama: Këtë vit më kanë bërë që të mos dal fare vetëm…

Kryeministri Edi Rama teksa u dha mesazhin e prerë kryebashkiakëve në të gjithë vendin që të marrin parasysh në buxhetin e vitit të ardhshëm të gjitha kostot që ka pastrimi i territorit që mbulojnë, ka treguar edhe një histori të tij personale në Dhërmi gjatë pushimeve verore këtë vit.

Teksa e cilësoi Bashkinë e Himarës “simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut”, Rama tha se këtë vit, nuk e kanë lënë të dalë për xhiro në Dhërmi që të mos përballet me mbeturinat e papastruara në zonën bregdetare.

Unë s’mund ta konceptoj dot se jam në këtë pikë dëshmitar dhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë që në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, në Dhërmi më saktë.

Nuk e konceptoj dot, një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë.

Sikur Jorgua, Gjergji të cohej vetë në katër të mëngjesit e ta merrte vetë rrugën me një trastë në dorë i mblidhte vetë ato.

Por çohem unë më përpara se sa Jorgua, edhe shikoj mbetjet, zgjoj Jorgon nga gjumi dhe pastaj vjen një dum dum një makineri që nuk e di cfarë vit prodhimi është e bën sikur mbledh plehrat.

Këto janë skena të jetuara në vetë të parë dhe duke qenë se po përgatiteshim për këtë plan më kanë bërë që këtë vit unë mos dal fare vetëm e vetëm që mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha.

Duke qenë se jeni zgjedhur s’mund dot të bëja transferim të Pjerinit në Himare e të coja Jorgon në Lezhë se e para nuk lejohet e dyta puna është të kemi dy si Pjerini jo dy si Jorgua. Të mobilizohemi bashkarisht se ky është turp i përbashkët, tha kryeministri Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...