27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Ne ishim Koreja e Veriut e Europës, diktatura u shkërmoq falë njerëzve të lirë”/Rama sot në Këshillin e Sigurimit

Kryeministri Edi Rama ka folur në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rama tha se për Shqipërinë anëtarësimi në Këshillin e Sigurisë ishte një arritje historike.

Rama:

Me ça kuptoj unë, ju jeni shefi i shumë personave këtu, jemi të nderuar që gjendemi pranë jush.

Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, shënon një pikë tjetër të transformimit, për ta bërë botën një vend më të mirë.

Dua ta them troç, pavarësisht këshillave të ambasadorëve, vetëm për një takim si ky me shumë miq, dhe të ftuar, ma ha mendja se mandati në Këshilin e Sigurimit ja vlen. Faleminderit që jeni këtu.

Asnjë imagjinatë e shfrenuar nuk do ta kishte menduar këtë 3 dekada më parë.

Ne ishim Koreja e Veriut e Europës, diktatura u shkërmoq falë njerëzve të lirë.

Shumë herë rrota e historisë lëviz në mënyra të ndryshme, për ne shqiptarët zgjimi erdhi vonë, por që atëherë ne kemi ecur në drejtim të lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Ne e kemi vënë të drejtën ndërkombëtare në qendër të axhendës sonë, nuk e di sa prej jush do të binin dakord me mua, se kudo që nevojat e qytetarëve vendosen të parat, ka një zhvillim të qëendrueshëm.

Nuk ka paqe pa drejtësi, siguria nuk mund të vendoset pa u vendosur drejtësia, dhe llogaridhënia. Përmes saj ne do të shkojmë te pajtimi, kjo është detyra e një vendi të vogël si Shqipëria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...