8.5 C
Tiranë
Monday, April 6, 2026
spot_img

Në pranga një 50-vjeçar në Tiranë, i kapet një arsenal armësh

Një ‘arsenal’ armësh është zbuluar nga Policia në zonën e Liqenit në Tiranë, ku është vënë në pranga një 50 vjeçar, ndërsa kanë nisur hetimet ndaj djalit të tij të mitur.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 pushkë sportive dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, procedohet penalisht djali i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liqeni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

N.Xh., 50 vjeç, banues në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në afërsi të liqenit, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht dhe djali i tij, shtetasi A. Xh., 16 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Xh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa...

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i...

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një automjet merr flakë pas përplasjes

0
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga...

Shkodër/ Dalin detaje të reja për plagosjen me thikë, identifikohet autori me precedentë penalë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe...

Lirohet nga burgu Ilia Ndoka, i përfshirë në operacionin “Revanshi”

0
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të Ilia Ndokës, kushëri i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas...

Kërcënoi pronarët e lokalit pranë stacionit, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi akuzohet se kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme pronarët e një lokali pranë...