12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Në ‘Sheshin Skënderbej’ marshim paqësor kundër dhunës ndaj fëmijëve, flet Nikolla “Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunën”

Ditën e sotme në ‘Sheshin Skënderbej’ është zhvilluar një marshim paqësor kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Në këtë marshim janë bashkuar qytetarë , figura politike, shoqëria civile. Gjithashtu pjesë e këtij marshimi ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ndërsa foli për mediat, Nikolla theksoi se vrasja e 8-vjeçarit në Fier është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur mbarë shoqërinë.

Gjithashtu ajo u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë [problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla. Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunën”, tha ajo.

E pyetur për nismën e familjarëve të 8-vjeçarit të vrarë, të cilët po mbledhin firma për të rikthyer dënimin me vdekje, Nikolla tha se kthimi pas në një vendim të tillë nuk është gjëja e duhur.

Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla, ndërsa shtoi se Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Babai i Selin Bollatit kritikohet pas postimit për Enver Hoxhën

0
Pas performancës së saj në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati u bë e njohur si “kampionia” e...

Michael B. Jordan feston fitimin e Oscar me hamburger në In-N-Out

0
Disa orë pas ceremonisë së 98-të të Çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby të Los Angeles, Michael B. Jordan festoi fitoren e tij për...

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli ribashkohen pas 15 vitesh për projektin “Imroz’da Bahar”

0
Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli do të rikthehen së bashku pas 15 vitesh...

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...