26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Nëna e Rigels Kasos që humbi jetë 1 vit më parë gjendet e pajetë në banesë, dyshohet vetëhelmim

Bilisht – Teuta Kaso, 66 vjeç, është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave të policisë, dyshohet se ajo është vetëhelmuar, por pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Hetimet mbi këtë ngjarje vijnë një vit pas humbjes tragjike të djalit të saj, Rigels Kaso, i cili u gjet i dhunuar në rrugë dhe ndërroi jetë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Si ndodhi vdekja e Rigels Kasos?

42-vjeçari Rigels Kaso u plagos rëndë pas një sulmi fizik dhe u la pa ndihmë në mes të rrugës. Hetimet zbuluan se ai kishte komunikuar në “Instagram” me bashkëjetuesen e Bajram Gjelodhit, 34 vjeç, nga Peshkopia. Kaso kishte lënë një vendtakim me të, por në vend të saj kishte shkuar Gjelodhi.

Pas një konfrontimi, Gjelodhi e ka goditur me grushte, duke e rrëzuar në bordurë, çka solli dëmtime fatale për 42-vjeçarin.

Policia ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa po vijojnë hetimet për vdekjen e Teuta Kasos, nëse ka ndonjë lidhje mes dy ngjarjeve tragjike që goditën këtë familje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...