10.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Nënkryetari i Partisë së Lirisë: “Me Belind Këlliçin kryetar bashkie, ne do të kthejmë vëmendjen tek qytetarët e Tiranës”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, njëkohësisht kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës deklaron se me Belind Këlliçin kryetar bashkie ne do të ulim taksat, transport publik falas, më shumë vëmendje për moshën e tretë dhe do të sjellim ndryshimin për qytetarët e Tiranës.

Braimllari ka postuar një foto me një tjetër kandidat për Këshillin Bashkiak duke premtuar më shumë vëmendje për qytetarët e Tiranës.

“Me doktor Artan Distafën që është një vlerë e shtuar në ekipin tonë fitues në Këshillin Bashkiak.
Ne do të kthejmë vëmendjen tek qytetarët e Tiranës.
Me Belind Këlliçin kryetar bashkie ne do të ulim taksat, transport publik falas, më shumë vëmendje për moshën e tretë dhe do të sjellim ndryshimin për qytetarët e Tiranës.
#BashkeFitojme”, shkruan Braimllari.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT