8.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një sulm iranian. Në një video të publikuar në X, Netanyahu shihet duke porositur kafe në një lokal dhe duke tallur thashethemet.

“Jam i vdekur… për kafe,” tha ai, duke përdorur një frazë hebraike që përkthehet përafërsisht si “të duash diçka deri në vdekje”. “E dini çfarë? Po ‘vdes’ për popullin tim. Menyra se si po sillen është fantastike,” shtoi ai.

Gjatë videos, Netanyahu ngre të dyja duart dhe i tregon gishtat kamerës, duke kundërshtuar thashethemet që qarkulluan më parë, sipas të cilave ai kishte 6 gishta në njërën dorë, dyshim që disa përdorues lidhën me pamjet e prodhuara nga inteligjenca artificiale. “Doni të numëroni gishtat e mi? Mund t’i shihni këtu… dhe këtu. E shihni? Shumë bukur,” tha ai.

Kryeministri gjithashtu iu drejtua qytetarëve izraelitë, duke theksuar: “Dilni dhe merrni pak ajër të pastër, por qëndroni pranë një hapësire të mbrojtur. Rezistenca juaj është e mahnitshme. Më jep forcë mua, qeverisë, IDF-së dhe Mossadit. Po bëjmë gjëra që unë nuk mundem… në këtë moment, por po e godasim shumë fort Iranin, edhe sot.”

Kjo reagim vjen pas një deklarate të Gardës Revolucionare të Iranit, e cila paralajmëroi më parë se do të ndjekë dhe të vrasë kryeministrin izraelit: “Nëse ky kriminel që vret fëmijë është gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe vrasim me forcë të plotë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...