10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Netanyahu thotë se lufta ne Gaza do të vazhdojë derisa të fitohet kundër Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se forcat izraelite po intensifikojnë operacionet brenda Rripit të Gazës dhe se lufta do të vazhdojë derisa të fitohet kundër organizatës së Hamasit. Në një njoftim për qytetarët izraelitë, ai theksoi se kjo është mënyra e vetme për të siguruar që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin. Netanyahu gjithashtu foli për çmimin e luftës, duke theksuar se ata nuk do të ndalen derisa të fitojnë.

Deklarata e Netanyahu vjen pas një periudhe të tensionuar në rajon dhe pas thirrjeve për një ndërprerje të luftimeve nga komuniteti ndërkombëtar. Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, ka shprehur qëllimin për të ulur intensitetin e konfliktit, por kryeministri izraelit ka bërë të qartë se ata do të vazhdojnë përpara në përpjekje për të eliminuar kërcënimin e tyre nga Hamas.

“Qytetarë të Izraelit, ne po intensifikojmë luftimet në Rripin e Gazës. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitoren absolute ndaj Hamasit. Kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet tona, për të eliminuar Hamasin dhe për të siguruar që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin. Kjo do të kërkojë kohë, por ne do të jemi të bashkuar, ushtarët, njerëzit dhe qeveria. Ne jemi të bashkuar për të luftuar deri në fund”, tha Netanyahu.
Lufta ka një çmim, një çmim shumë të rëndë në jetën e ushtarëve tanë heroikë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e ushtarëve tanë. Megjithatë, ka një gjë që nuk do të bëjmë: Nuk do të ndalemi derisa të fitojmë”, tha Netanyahu.

Ndërkaq, në Rripin e Gazës, mijëra palestinezë po ballafaqohen me rrezikun e urisë dhe etjes, duke kërkuar ushqim dhe strehim në kushte të vështira pas sulmeve izraelite. Lufta ka lënë shumë pjesë të enklavës të shkatërruara, me shumë banorë të zhvendosur dhe mungesë të rëndësishme të ushqimit dhe ujit të pastër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...