25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Nga 1 Maji nuk do të ketë më shërbime në sportele”/Edi Rama jep detaje në lidhje me procesin

Nga 1 Maji nuk do të ketë më shërbime në sportele, është kjo tematika e një aktiviteti që po zhvillohet sot nga qeveria shqiptare, ku kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me procesin.

Rama tha se është tërësisht e panevojshme që të shpenzohen miliona euro, në letra dhe bojë, për certifikatat fizike. Kryeministri tha se mbyllja e këtyre sporteleve synon shmangien e rryshfetit dhe vonesave në marrjen e shërbimit nga ana e qytetarëve.

Rama tha se është i vetëdijshëm që në fillim, qytetarët do të kenë disi vështirësi në shkëputjen nga shërbimi në sportele.

Rama:

Për cilën arsye në botë, ministria e brendshme kanë shpenzuar 1.5 milionë certifikata fizike, të paktën prej 4 vitesh, nuk ka pasur më nevojë që të harxhohet një pikë boje, dhe letër që të printohen certifikatat.

Në 30 Prill nuk do të ketë më sportele, edhe pse në fillim do të ketë ngërçe, do të ketë njerëz që nuk do të dinë ku të aplikojnë, por nevoja do ti bëjë të mësojnë.

I kam kërkuar në një mbledhje përgatitore, ministrisë së brendshme që të marrë të gjithë printerat dhe letrat nga gjendja civile, pasi janë para qoftë për shtetin, qoftë për njerëzit.

Janë 7 milionë euro që janë kursyer vetëm për letra, është e padrejtë që njerëzve të vazhdohet tiu jepet certifikata letre, çdokush e merr certifikatën pa dalë fare nga shtëpia, mjafton të zgjasë dorën te tavolina dhe të marrë telefonin.

Të gjitha janë këtu, ske pse të shkosh dhe atje të famëkeqja hipotekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...