29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Nga fishekjzjarret, vdes një 12 vjeçar, plagoset rëndë një tjetër fëmijë

Një djalë 12-vjeçar ndërroi jetë, kurse një fëmijë tjetër mbeti i plagosur rëndë në një incident me fishekzjarrë në Holandë.

Aksidenti ka ndodhur në Haksbergen, qytet i vogël në lindje të vendit afër kufirit me Gjermaninë.

Tre fëmijë ndalojnë për të parë një burrë duke lëshuar fishekzjarre me ndihmë të pajisjeve të përpunuara në kushte shtëpiake dhe ndodh tragjedia.

Njëri nga të tre humb jetën nga shpërthimi, ndihma e kotë. Një tjetër fëmijë plagoset rëndë dhe vetëm njëri prej tyre arrin të shpëtojë në kohë dhe mbetet i padëmtuar. Policia njoftoi se ka arrestuar personin që hodhi fishekzjarret.

Festa me fishekzjarre në Holandë është ndaluar për të dytin vit me radhë.

Përpara pandemisë, festimi i ardhjes së Vitit të Ri me fishekzjarre të të gjitha llojeve ishte një zakon i ndjerë dhe praktikuar thellë në rrugët holandeze.

Më pas erdhi ndalimi i lojërave piroteknike, për të parandaluar aksidentet e parëndësishme që të mbingarkojnë dhomat e urgjencës tashmë të mbushura me pacientë me Covid.

Masë që nëse në këtë rast do të ishte respektuar, me shumë mundësi do të kishte shpëtuar një jetë të re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...