Kreu i Rithemelimit Sali Berisha çeli sot fushatën në Kukës për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 24 shtator.
Në mbështetje të kandidatit të dalë nga primaret e fund gushtit Emri Vata, Berisha kërkoi votën e kuksianëve.
Sipas tij Rama ka vjedhur zgjedhjet e 14 majit dhe tani është momenti që populli opozitar ta ndëshkojë me votë në Kukës.
Sali Berisha: “Ju dëgjoni çdo ditë që Rama vjedh zgjedhjet dhe votën, unë ju them se kjo është një e vërtetë absolute. Nuk ka vend tjetër që krimi të shndërrohet në votë dhe vota në krim. Ky Gjici ka fituar të paktën 400 tendera, përveç parave që u vodhën me tunelet në Bankë, kur ishin rojet e tij. Të gjitha këto histori të votave ishin tendera krimi. Pëllumb Gjoka, Bajrat e vunë Shkodrën në qendrën e krimit, ministrat bënin mbledhje me ta. Jemi në kushte pushtimi, por a duhet ne të tërhiqemi? Kurrë. T’u përvishemi armiqëve me gjithë fuqinë tonë. Emri Vata të jetë kryebashkiaku ynë dhe nga Kukësi të nisë ndryshimi. Asgjë në botë nuk ka lartësuar kombet sa përpjekja e tyre për liri.
Në regjistër ne jemi 600 mijë, por jo të gjithë janë të gatshëm për betejë. S’ja prekim shumë votën, por ata që na kanë prekur votën 10 vite duhet të përgjigjen”, tha Berisha.