28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Nga nesër netët do të jenë më të gjata, ora do të zhvendoset një orë pas, si ndikon ky ndryshim tek ne?

Ndërsa muajt më të ftohtë të dimrit po afrohen, këtë vit, si çdo vit tjetër, ora do të zhvendoset një orë pas.

Këtë vit, ndryshimi i orës bie më 31 tetor – i njohur ndryshe si Halloween – dhe është një lajm i mirë pasi do të thotë që do të flemë një orë më shumë.

Ky ndryshim i orës do të ndodhë pas mesnatës të së shtunës, ku nga 3:00 do të zhvendoset në 2:00, pra akrepat do të shkojnë 60 minuta pas.

Pas të dielës, ditët do të jenë më të shkurtra dhe netët më të gjata.

Ndërsa kjo orë shtesë mund të duket si një gjë e mirë, në fakt mund të jetë e kundërta. Një ekspert i gjumit zbuloi se si mund të na ndikojë negativisht.

Ritmi ynë cirkadian – i njohur gjithashtu si ora e trupit tonë – i përgjigjet dritës gjatë ditës në mënyrë që të na mbajë zgjuar. Natën, ai sinjalizon trupin tonë të prodhojë melatoninë (hormoni që nxit gjumin) për të na ndihmuar të dremitim në mënyrë paqësore.

Sipas ekspertit të gjumit të Universitetit Loughborough, Profesor Kevin Morgan, ndryshimi i orës në vjeshtë dhe pranverë mund të ndikojë në këtë ritëm cirkadian që ndikon në mirëqenien tonë të përgjithshme.

Ai gjithashtu sugjeron që ne përjetojmë një “vonesë sociale” prej një ore sa herë që orët lëvizin përpara dhe mbrapa.

Kjo mund të zgjasë deri në një javë pas ndryshimit të orës, që do të thotë se ka të ngjarë të ndihemi të lodhur, të uritur ose zgjohemi në momentet e ‘gabuara’ dhe disa ekspertë sugjerojnë ta bëni kohën e gjumit 15 ose 30 minuta më herët në mënyrë që të ndihmojnë në shmangim zgjimin e parakohshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...