Megjithëse u bë menjëherë një banore mjaft e komentuar në “Big Brother Vip”, gazetarja Zhaklina Gjolla i dha fund shpejt eksperiencës së saj në format. Ishte vetë Zhaklina ajo që e mori këtë vendim, por shumë e lidhën largimin e saj me situatat që ndodhën me aktoren Olta Gixhari.
Ajo ka folur për këtë të fundit në një intervistë të dhënë për “TAR”, ku ka shprehur se Oltën nuk e konsideron fare artiste.
“Gjëra nga më të çuditshmet sidomos këto që më fusin mes motrave. Unë Oltën nuk e njihja fare. Jo nuk kam parë asnjëherë asgjë. Kam parë vetëm një film që luan Kastro Zizo. Nuk e kisha parë kurrë, tani mendoj që nuk është artiste fare që të kuptohemi. Kisha një ide parasysh që e kam dëgjuar kaq shpesh dhe e kam parë gjithandej duhet të ketë një lloj arti brenda vetes por nuk e pashë asgjëkundi. Nuk e urrej por thjesht nuk e duroj dot, thjeshtë nuk e dua vërdallë. Nuk do të ishte kurrë një njeri që unë do ta intervistoja apo do ta ftoja në emisionet e mia”-tha Zhaku.
Zhaku u shpreh gjithashtu se “i vjen keq” kur përmendet se shkaktare për ikjen e saj nga “Big Brother Vip|, ishte Olta Gixhari.
“Po, më vjen shumë keq, mund të them se në një këndvështrim të caktuar ishte ashtu, mua nuk më nxorri Olta direkt. Nuk do të thoja më nxorri Olta, sa çdo të thoja që më nxorrën të gjithë banorët, Olta, Luizi, Kristi domethënë të gjithë së bashku. Në sy të publikut ishte Olta ajo që krijonte aleanca, ose ju fliste banorëve të tjerë kundër meje dhe kjo ishte një gjë që unë nuk e dija dhe nuk e shihja. Unë thjesht hasesha me fytyrën e Luizit, apo të Kiarës që më shihte me dyshim. Nëse unë mendoja që këta po e bëjnë këtë gjë për show, ata nga ana tjetër mund të kenë menduar që kjo po e bën këtë për show. Indiferenca ime atyre mund të jetë dukur për show”- tha ajo.
Në lidhje me Luiz Ejllin, Zhaku u shpreh se ai ishte një nga njerëzit më të vërtetë në “BBV” dhe se e shikon si fitues.
“Luizi për mua ishte një nga njerëzit më të vërtetë. Nëse po flisnim për Oltën deri tani që bën show, kjo ishte ideja që ajo e kishte parë ku e kishin lënë Iliri me Donaldin vjet dhe donte ta vazhdonte me mua atje ku e lanë ata të dy, kështu mendoj unë. Nuk jam tipi që jetën time ta shtrembëroj deri në atë farë pike për show. Luizi nuk më dukej kështu. Mendoj që ai e kapi më shpejt se unë lojën. Nuk është se Luizi është më i mirë sepse ai u bë krahë me Oltën në fillim kështu që unë nuk mund të them që është ndryshe nga të gjithë të tjerët. Është më pozitiv, goxha solar.
Luzi ia tha vetëm Kiarës sëmundjen dhe publikut, pra loja e tij në këtë moment të jetës ishte vetëm me Kiarën dhe publikun. Në ‘Prime’ kjo gjëja u tregohet të gjithë banorëve të tjerë dhe të gjithë një javë e dënuan që pse na gënjeve neve. Pse e bënë këta të gjithë këtë kundër Luizit? Vetëm sepse mendonin që publiku po e dënon Luizin për këtë gënjeshtër që ka bërë, ne që të bëhemi palë me publikun e dënojmë nga brenda shtëpisë”- tha gazetarja.
Lidhur me eksperiencën e saj dhe vendimin për t’u larguar, Zhaklina tha:
“Unë nuk jam bërë pishman që dola nga “BBV” ashtu si shkoi loja për mua dhe si e nisa unë lojën. Unë realisht isha e papërgatitur për atë lloj agresiviteti që në frymëmarrje, që në qelizë siç e them unë. E gjithë çështja ishte për protagonizëm. Patjetër që secili prej nesh është apo jo në televizion ka nevojë për protagonizëm. Të paktën unë jam një njeri që e kam marrë vëmendjen shumë natyrshëm dhe nuk jam mësuar ta marr me forcë. Një leksion shumë i madh për mua nga ky bbv, sepse unë i mora shumë gjëra këtij “BBV” jam shumë e lumtur për kaq sa mora por kur thashë që nuk gjeta shumë dashuri nuk e kisha tek pjesa që prisja të më përqafonin ose gjëra të tilla por nuk prisja të më ngecnin në fyt një kafshatë bukë.