25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Nga sot mbyllen sportelet,shërbimet e administratës do të merren online pëmes e-albania

Duke nisur nga dita e sotme mbi 95% e shërbimeve publike të ofruara nga shteti, do të ofrohen online në ‘e-Albania’,

Në këtë mënyrë qytetarët shërbimet e administratës do ti marrin online.

Më herët gjatë javës kryeministri Edi Rama tha se është tërësisht e panevojshme që të shpenzohen miliona euro, në letra dhe bojë, për certifikatat fizike.

Kryeministri tha se mbyllja e këtyre sporteleve synon shmangien e rryshfetit dhe vonesave në marrjen e shërbimit nga ana e qytetarëve.

Rama tha se është i vetëdijshëm që në fillim, qytetarët do të kenë disi vështirësi në shkëputjen nga shërbimi në sportele.

“Për cilën arsye në botë, ministria e brendshme kanë shpenzuar 1.5 milionë certifikata fizike, të paktën prej 4 vitesh, nuk ka pasur më nevojë që të harxhohet një pikë boje, dhe letër që të printohen certifikatat.

Në 30 Prill nuk do të ketë më sportele, edhe pse në fillim do të ketë ngërçe, do të ketë njerëz që nuk do të dinë ku të aplikojnë, por nevoja do ti bëjë të mësojnë.

I kam kërkuar në një mbledhje përgatitore, ministrisë së brendshme që të marrë të gjithë printerat dhe letrat nga gjendja civile, pasi janë para qoftë për shtetin, qoftë për njerëzit.

Janë 7 milionë euro që janë kursyer vetëm për letra, është e padrejtë që njerëzve të vazhdohet tiu jepet certifikata letre, çdokush e merr certifikatën pa dalë fare nga shtëpia, mjafton të zgjasë dorën te tavolina dhe të marrë telefonin.

Të gjitha janë këtu, ske pse të shkosh dhe atje të famëkeqja hipotekë”- është shprehur më herët Rama.

Gjithashtu prej disa ditësh në celularët e qytetarëve ka mbërritur një mesazh që i informon mbi këtë vendim të qeverisë.

“Nga data 1 Maj sportelet do të mbyllen. Shërbimet e dokumenteve vetëm në e-albania. Më shpejt, pa radhë, pa orar. 24 orë pa pushim në shërbimin tuaj. Shqipëria e para në rajon për shërbimet digjitale pa korrupsion”, thuhet në mesazhin elektronik e nisur nga kryeministria.

Ndërkaq Faxnews ka pyetur edhe qytetarët, të cilët e kanë cilësuar si dicka të mirë, por janë edhe disa grup mosha që do të përballen me vështirësi, siç janë moshat e treta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...