33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Nga sot rifillon programi i Kontrollit Mjekësor Bazë, Manastirliu: “Do të kryhet sërish kontrolli i plotë mjekësor falas për parandalimin e sëmundjeve kronike”

Nga sot, në çdo qendër shëndetësore do të rifillojë programi i Kontrollit Mjekësor Bazë.

Kështu, çdo qytetar i moshës nga 35-70 vjeç, mund të kryejë kontrollet e dobishme për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan:

“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot do të kryhet sërish kontrolli i plotë mjekësor #falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid”

Ndjekjet afatgjata të tilla si kontrollet check-up për çdo qytetar 35-70 vjeç janë thelbësore për të vëzhguar kushtet kronike në mesin e të personave që e kanë kaluar COVID-19.

Gjithashtu pandemia po rrit kërkesën për shërbime të shëndetit mendor dhe paketa e Kontrollit Mjekësor Bazë ofron një vlerësim të detajuar të shëndetit mendor.

Paketa e Kontrollit Mjekësor Bazë përfshin edhe një vlerësim të parametrave trupor, të tillë si perimetri i këllqeve, belit, indeksin e masës trupore BMI, etj.

Përafërsisht, rreth 18 % e individëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë, klasifikohen si persona me jetë sedentare, fakt ky që ndikon në shëndetin e këtyre personave në tërësi.

Në bazë të të dhenave te Qendres Internacionale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve 25% e 34 milionëve me diabet nuk janë diagnostikuar ende. Ky fakt ja shton akoma me shume rëndesinë kontrolleve si check-up për zbulimin e rasteve me diabet/prediabet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...